Sport

Kante kërkon kontratë të re katërvjeçare

 

Negociatat ndërmjet Chelseat dhe mesfushorit N’Golo Kante për kontratën e re janë ndërprerë, ka raportuar “Daily Mail” të enjten. Kante nuk është i kënaqur me ofertën e klubit londinez, i cili i ka ofruar kontratë dyvjeçare.

Francezi po kërkon kontratë të re katërvjeçare për të vazhduar bashkëpunimin me Chelsean, në të kundërtën ka paralajmëruar largimin. 31-vjeçarit kontrata aktuale i skadon në fund të këtij edicioni dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje, atëherë Kante në verë do të jetë lojtar i lirë.