Sport

Xhudo: Japonezët me dy kampionë në ditën e parë, Distria garon nesër

 

Të enjten në Tashkent të Uzbekistanit ka filluar Kampionati Botëror i xhudos. Në ditën e parë garat i kanë zhvilluar xhudistet në kategorinë deri 48 kilogramë dhe xhudistët në kategorinë deri 60 kilogramë. Dy medaljet e arta janë fituar nga japonezët.

Natsumi Tsunoda fitoi të artën në kategorinë deri 48 kg. Ajo në finale e mposhti gjermanen Katharina Menz. Medaljet e bronzta i fituan Assunta Scutto e Italisë dhe Abiba Abuzhakynova e Kazakistanit. Naohisa Takato i Japonisë fitoi të artën në kategorinë deri 60 kg te xhudistët. Xhudistët nga Mongolia, Kazakistani dhe Taipei Kinez fituan medaljet tjera.