Sport

Batatina për ndeshjen ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”: Luajmë në shtëpinë tonë

 

Dy fitoret e fundit kanë motivuar skuadrën e Prishtinës ta kërkojë edhe fitoren e tretë rresht. Nëse fiton në fundjavë, do të jetë hera e parë që ekipi i trajnerit Ismet Munishi regjistron seri prej tri fitoresh këtë edicion.

Prishtina vikendin e shkuar triumfoi ndaj Ferizajt, 2:1, përpara se ta mposhte Dritën me rezultatin identik në derbin e xhiros së 12-të që u luajt të mërkurën.