Barcelona eliminohet nga Championsi me humbje në “Camp Nou”

Barcelona eliminohet nga Championsi me humbje në “Camp Nou”
Barcelona nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht. Barça ka humbur në “Camp Nou” nga Bayern Munichu, të mërkurën mbrëma me rezultatin 3:0. Në fakt, Barça u eliminua pas fitores së Interit ndaj Plzeni 4:0 dhe dueli ndaj Bayernit nuk kishte vlerë të madhe.
Në fitoren e Bayernit realizuan Sadio Mane në minutën e 10-të, Eric Maxim Choupo-Moting në minutën e 31-të dhe Benjamin Pavard në kohën shtesë. Serge Gnabry bëri dy asistime në këtë ndeshje. Barcelona ka katër pikë dhe renditet e treta në Grupin C.
Bayerni me pikë maksimale, 15, kalon në fazën nokaut. Barça garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.
Bayerni shkon në pushim me epërsinë e dy golave ndaj Barçës
Pjesa e parë e ndeshjes Barcelona – Bayern Munich ka përfunduar.
Bayern Munichu është duke fituar kundër Barçës me rezultatin 2:0.
Sadio Mane (10’) dhe Erik Choupo – Moting (31’), realizuan për ekipin gjerman.
Ndeshja i takon Grupit C të Ligës së Kampionëve dhe po luhet në “Camp Nou”.
Bayerni shënon golin e dytë kundër Barçës
Bayerni ka shënuar edhe golin e dytë në “Camp Nou” kundër Barcelonës.
Eric Maxim Choupo-Moting ka realizuar në minutën e 31-të.
Asistues edhe te goli i dytë është Serge Gnabry.
Bayerni në epërsi ndaj Barcelonës
Bayern Munichu ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Barcelonës.
Golin për “bavarezët” e ka shënuar Sadio Mane në minutën e 10-të.
Kjo ndeshje po zhvillohet në “Camp Nou” dhe i takon Grupit C të Ligës së Kampionëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Newcastle mposht Unitedin, tre pikë larg vendit të dytë

Milani kryen detyrën ndaj Frosinones

Dajaku e Sahiti udhëheqin Hajdukun drejt fitores

Qarri ia siguron një pikë skuadrës Lausanne Ouchy

Hendboll, fitore e Trepçës ndaj Besës në Mitrovicë pas një kohe të gjatë

Peja kthehet te fitorja

Shorti i “Euro 2024” u ndërpre disa herë pas disa zhurmave të çuditshme

Trepça i jep fund serisë së fitoreve të Vëllaznimit

Reali sigurt ndaj Granadas, kthehet në krye të tabelës

Duka: Asnjë grup nuk është i lehtë

Luis de la Fuente dëshiron të lërë gjurmë me Spanjën
