Sport

Ponte e Trepça nuk luajnë në fundjavë, rezultati merret më vonë nga Liga Unike

 

Prej xhiros së tetë e deri në xhiron e 11-të katër ndeshje të parapara në orarin e garave nuk do të zhvillohen në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Prej tyre, tri nuk do t’i zhvillojë Ponte Prizreni.

Në fakt, Ponte Prizreni do të detyrohet të pauzojë dy javë rresht. Fillimisht nuk do të luajë kundër Trepçës në kuadër të xhiros së tetë, që zhvillohet këtë vikend, pastaj ndaj Pejës (xhiro 9) dhe Golden Eagle Ylli (xhiro 11). Dueli tjetër që nuk do të luhet është ai ndërmjet Yllit dhe Pejës që i takon xhiros së dhjetë.