Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani

Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani
Prishtina nuk ka arritur ta ruajë dy herë epërsinë e krijuar përballë Gjilanit.
Ndeshja e luajtur të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2.
Kjo ndeshje i takoi javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina pas 14 ndeshjeve të luajtura zë vendin e tretë me 23 pikë, sa ka edhe Gjilani një pozitë më poshtë dhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Gjilani barazon sërish rezultatin me Dabiqajn
Gjilani ka shënuar sërish në Prishtinë. Sërish ishte Albert Dabiqaj ai që shënoi për barazimin e dytë në ndeshjen ndaj Prishtinës (2:2).
Ai në tentim për të harkuar mposhti Ardit Nikën në minutën e 74-t.
Prapashtica shënon, Prishtina në epërsi sërish
Albin Prapashtica ka shënuar golin e epërsisë së dytë të Prishtinës.
Ai shënoi në minutën e 63-të me gjuajtje të fortë nga afërsia e 11-të metëshit të Gjilanit.
Prishtina po fiton 2:1.
Gjilani barazon rezultatin ndaj Prishtinës
Albert Dabiqaj e ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Prishtinës.
Ai shënoi në minutën e 57-të nga afërsia për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Kjo ndeshje po luhet në “Fadil Vokrri” dhe i takon javës së 15-të të Superligës në futboll.
Prishtina në epërsi pas pjesës së parë
Prishtina e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes kundër Gjilanit.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Arlind Shabani në minutën e 41-të.
Ndeshja po luhet në Prishtinë dhe i takon javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina në epërsi ndaj Gjilanit
Prishtina ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Gjilanit.
Golin e epërsisë për bardhekaltërit e shënoi Arlind Shabani në minutën e 41-të.
Ai shënoi nga afërsia për epërsinë e të përzgjedhurve të Ismet Munishit.
Kjo ndeshje po luhet në ‘Fadil Vokrri” dhe i takon javës së 15-të të Superligës në futboll.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shpenzimet e mëdha dhe trajnerët e mëdhenj nuk po mund ta ndalojnë rënien e Evertonit

Wigani shkarkon Kolo Touren pas nëntë ndeshjeve

Garë e fortë në Serie A për vend në Ligën e Kampionëve

Bielsa në Londër, mund ta marrë drejtimin e Evertonit

Ukraina mund t’i bojkotojë Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Tifozët kundërshtarë “përshëndesin” Ronaldon me thirrjet “Messi, Messi”
Bilbao i bashkohet Barçës e Osasunës në gjysmëfinale

Reali kalon në gjysmëfinale të Kupës

Basketboll, zbrazet palestra edhe në Ligën e Parë

FFK-ja mban edhe një Kuvend me shumë të panjohura

Zyrtare, Celina te Stoke City
