Kloppit nuk i priten përballjet me Real Madridin

Trajneri Juergen Klopp e përshkroi ndeshjen e Liverpoolit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve me Real Madridin si emocionale për të gjithë. Liverpooli të hënën ka mësuar se do të përballet me Realin pas tërheqjes së shortit në Stamboll. Ky short vendosi një përsëritje të finaleve të 2018 dhe 2022.
“Gjëja e parë që mund të themi për këtë short është se është i duhur për Ligën e Kampionëve. Kjo është një ndeshje që flet vetë dhe për të cilën të gjithë duhet të jemi të emocionuar. Unë e di se kemi luajtur me Real Madridin në disa finale të fundit, por nuk është aq shpesh që dy klubet tona janë ndeshur në një fazë me dy ndeshje, kështu që tani mund të presim me padurim që kjo të ndodhë”, ka thënë Klopp.
