Vallecano ia shkakton humbjen e parë Real Madridit

Vallecano ia shkakton humbjen e parë Real Madridit
Rayao Vallecano ia ka shkaktuar humbjen e parë Real Madridit këtë sezon në La Liga. Vallecano e ka mposhtur Realin me rezultatin 3:2, në ndeshjen dramatike që u zhvillua të hënën mbrëma në stadiumin “De Vallecas”.
Ky ishte dueli i fundit i xhiros së 13-të të La Ligas. Disfata i ka kushtuar Realit me humbjen e pozitës së parë në renditje, të cilën tani e mban Barcelona me 34 pikë, dy më shumë se madrilenët. Katër gola në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e parë. Vendasit e nisën mbarë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e pestë me golin e bukur nga distanca të Santi Comesanas. Reali u rikthye në fund të pjesës së parë, duke shënuar dy gola të shpejt.
Për 1:1 realizoi Luka Modriqi nga penalltia në minutën e 37-të. Penalltia u fitua nga Marco Asensio dhe u akordua pas shikimit me VAR. Golin e dytë për madrilenët e realizoi Eder Militao me kokë në minutën e 41-të. Por, Vallecano ia doli të barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 44-të me golin e Alvaro Garcias. Në pjesën e dytë, Vallecano shënoi edhe golin e tretë. Oscar Trejo realizoi nga penalltia në minutën e 67-të. Tentimin e parë e ndali portieri Thibaut Courtois, por penalltia u përsërit pasi portieri belg nuk ishte në vendin e duhur dhe në gjuajtjen e dytë nuk gaboi Trejo. Penalltia u konfirmua pas rishikimit me VAR pasi me dorë në zonë luajti Dani Carvajal. Te Vallecano titullar ishte futbollisti shqiptar Ivan Balliu. Vallecano rendite në pozitën e tetë me 21 pikë.
Katër gola në pjesën e parë në ndeshjen Vallecano – Real Madrid
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Rayo Vallecano - Real Madrid me rezultatin e barabartë 2:2. Në 45 minutat e parë të duelit të fundit të javës së 13-të të La Ligas kishte spektakël, ku u shënuan plotë katër gola.
Vendasit e nisën mbarë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e pestë me golin e bukur nga distanca të Santi Comesanas. Reali u rikthye në fund të pjesës së parë, duke shënuar dy gola të shpejt.
Për 1:1 realizoi Luka Modriqi nga penalltia në minutën e 37-të. Penalltia u fitua nga Marco Asensio dhe u akordua pas shikimit me VAR. Golin e dytë për madrilenët e realizoi Eder Militao me kokë në minutën e 41-të. Por, Vallecani ia doli të barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 44-të me golin e Alvaro Garcias. Te Vallecano titullar është futbollisti shqiptar Ivan Balliu.
Golat:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Marseille eliminon yjet e PSG-së nga Kupa

Unitedi barazon me Leedsin në ndeshjen e mbetur

Dortmundin fiton ndaj Bochumit, kalon në çerekfinale

Krasniqi lë në stol lojtarin më të suksesshëm të Clujit

Rekordi i pikëve e konfirmon Jamesin si mbret të NBA-së

Periudha e papërsëritshme e Qiro Bllazheviqit te Prishtina
Reali në finale të Botërorit për klube

A është rekord? Koleviqi largohet edhe nga Peja

Tereza Kesovija kujton skenën e veçantë me Bllazheviqin në stadiumin e Prishtinës

Asllani shënon gol në kualifikimin e Milanit

Kurti: Bllazheviq e bëri Prishtinën aq të famshme
