Sport

Peja – Vëllaznimi luhet sonte, nesër derbi i madh

 

Ndeshja Peja – Vëllaznimi e hap xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo ndeshje luhet sonte prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Skuadra pejane udhëheq në tabelë me 17 pikë, përkatësisht me tetë fitore e një humbje. Humbjen e vetme e ka nga Ponte Prizreni. Ndërkohë Vëllaznimi është i gjashti me katër fitore e gjashtë humbje. Por skuadra gjakovare ka shënuar disa fitore të mëdha së fundi dhe synon befasinë në Pejë.