Sport

Benzema mund t’i kthehet Francës pas fazës së grupeve

Karim Benzema - Franca - Katar 2022
Foto: AP
 

Sulmuesi Karim Benzema mund të jetë në dispozicion të përzgjedhësit të Francës, Didier Deschamps për ndeshjet pas fazës së grupeve. Kështu, kanë raportuar të hënën mediumet franceze. Benzema ende figuron në listën prej 26 lojtarëve te Franca, pasi Deschamps beson se sulmuesi do të rikuperohet nga lëndimi për ta ndihmuar ekipin në fazën eliminatore.

Benzema pak ditë para ndeshjes së parë të Francës në grup, u largua nga ekipi për shkak të lëndimit të mëparshëm. Edhe pse thuhej se Benzema nuk do të jetë pjesë e Francës, Deschamps është në pritje të sulmuesit. Ai thuhet se i është nënshtruar fazës së rikuperimit dhe ende nuk është larguar nga Katari.