Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, është pyetur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Brazilin për lojtarët shqiptarë që i ka në skuadër, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Gazetarët serbë e kanë pyetur Yakinin për të kaluarën e Shaqirit dhe Xhakës nga ndeshja me Serbinë në Rusi.
“Mendoj se është e domosdoshme që të fokusohemi vetëm në futboll. Dua që të fokusohem vetëm në futboll. Asgjë tjetër nuk më intereson. Ndeshja do të jetë vendimtare për të dy përfaqësueset”, ka thënë Yakin. Ai është optimist para ndeshjes vendimtare me Serbinë, që luhet të premten nga ora 20:00. “Nuk mund të dilni në fushë dhe t’u thoni lojtarëve të luajnë për barazim. Duhet të luajmë për fitore. Besoj se mund të fitojmë dhe do të marrim më shumë rrezik për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Yakin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.