Sport

“Katari 2022” - turneu për shkëlqimin e Moratas te Spanja, pas një dekade dërrmuese

Alvaro Morata - Spanja - Boterori 2022 ne Katar
Foto: AP
 

Sulmuesi i Spanjës dhe Atletico Madridit, Alvaro Morata, ka një CV të mbushur me emra të klubeve të mëdha. Ka luajtur për Real Madridin, Juventusin dhe Chelsean, por rrallë konsiderohet si një sulmues elitar.

Dy tituj të La Ligas, dy tituj të Serie A dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve janë në listën e tij të sukseseve. Me gjithë sukseset, duket sikur 30-vjeçari Morata ka dështuar për pjesën më të madhe të karrierës. Megjithatë, ishte goli që e kaloi Spanjën në epërsi kundër Gjermanisë, në barazimin 1:1 në Kupë të Botës të dielën, që dha një tjetër sinjal se më në fund koha e Moratas për të shkëlqyer ka ardhur.