Sport

Cavani fajëson trajnerin për dështimin e Uruguajit

 

Sulmuesi i Uruguait, Edinson Cavani, ka fajësuar trajnerin Diego Alonso për rezultatet jo të mira të ekipit në Kupën e Botës. Pas dy ndeshjeve të luajtura në Grupin H, Uruguai ka tubuar vetëm një pikë dhe në ndeshjen e fundit kundër Ganës kërkon fitoren e parë dhe kalimin në 1/8 e finales.

Pas humbjes me Portugalinë, Cavani ka thënë se duhet të pyetet trajneri për rezultatet e deritashme të Uruguait, pasi sulmuesi duket se nuk është i kënaqur me taktikat e Alonsos.