Sport

Jep dorëheqje përzgjedhësi Queiroz

 

Përzgjedhësi i Iranit, Carlos Queiroz, ka ndarë rrugët me përfaqësuesen mes emocionesh. Irani u eliminua nga Kupa e Botës në Katar, ndërsa Queiroz nuk do të jetë më në krye të skuadrës.

“Në futboll nuk ka fitore morale, por edhe është e pamoralshme kur nuk arrin ëndrrat që i ke pasur, edhe pse punon me dëshirën dhe guximin e mentalitetit fitues. Jam krenar për të gjithë pasi ishit të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës. Ishte nder dhe privilegj të isha pjesë e kësaj familjeje të futbollit. Besoj se meritoni respektin nga shteti dhe përkrahësit e futbollit. Ju uroj lumturi, paqe, sukses dhe shëndet. Faleminderit”, ka shkruar 69-vjeçari Queiroz në rrjetin social Instagram.