Sport

Neueri vendos rekord të ri të enjten

 

Manuel Neuer pritet të luajë në ndeshjen e 19-të në Kupës së Botës kundër Kosta Rikës të enjten. 
Kjo bën që kapiteni i Gjermanisë, 36-vjeçari Neuer, të jetë më i suksesshëm në këtë statistikë sesa legjenda gjermane Sepp Maier dhe portieri brazilian Claudio Taffarel. Që të dy kanë nga 18 paraqitje në Kupa të Botës. 
Neuer te Gjermania ka debutuar më 2 qershor të vitit 2009. 
Ka gjithsej 116 paraqitje, ndërsa e ka një Kupë të Botës të fituar.