Sport

Shikimi i Botërorit është sfidë për ukrainasit

 

Shitësi ukrainas i video-lojërave Roman Kryvyi, i freskët nga një lojë futbolli në një fushë të mbuluar me borë në periferi të Kievit, u ul pranë një televizori në një qebaptore, ndërsa energjia elektrike e qytetit me ndërprerje kthehej pikërisht në kohën e ndeshjes të Kupës së Botës të së martës midis Uellsit dhe Anglisë.

Për 22-vjeçarin e pasionuar të futbollit nuk kishte asnjë pyetje se cilën skuadër të mbështeste në ndeshje: Ai kujton se si u rrëzua - duke u rrotulluar në dysheme i dëshpëruar dhe në prag të lotëve - kur Uellsi përmbysi Ukrainën e tij të dashur në plejofin kualifikues. Mëria nuk i është shuar.