Sport

Trajneri i Tunizisë përballet me pyetje për të ardhmen

 

Përzgjedhësi i Tunizisë, Jalel Kadri, dështoi në “misionin e tij personal”, pasi Tunizia nuk e kaloi fazën e grupeve në Kupën e Botës. Tani ai është përballur me pyetje nëse do të mbetet ende në krye të skuadrës.

“Nuk e di pse po insistoni që unë të dorëhiqem. Kam kontratë që është e bazuar në objektiva”, ka thënë Kadri pasi skuadra e tij mposhti 1:0 të mërkurën, fituesen në fuqi të Botërorit, Francën.