Yakin: Lojtarët janë të fokusuar në lojën e futbolli

Yakin: Lojtarët janë të fokusuar në lojën e futbolli
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka insistuar se Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë të fokusuar vetëm te futbolli, jo edhe te çështjet politike.
Ai ka thënë se nesër Shaqiri, Xhaka dhe lojtarët tjerë do të jenë të fokusuar vetëm në fushë.
“Lojtarët kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. Neve na pëlqen të luajmë futboll dhe të fokusohemi në këtë”, është përgjigjur Yakin, në pyetjen se si mund ta përballojnë presionin politik Xhaka e Shaqiri.
Yakin thotë se nuk ka vend për diskutime për gjërat jashtë futbollit
Selektori Murat Yakin ka thënë se kanë diskutuar vetëm për futboll në ekipin e tij. Ai ka theksuar se nuk kanë vend për diskutim gjërat që nuk lidhen me futbollin.
“Temat që i diskutojmë kanë të bëjnë për futbollin. Respekti për njëri-tjetrin është i lartë. Ne duam të tregojmë futboll të mirë, ne injorojmë gjithçka tjetër. Ne duam të jemi krenar dhe të lumtur, gjithçka tjetër ua lëmë njerëzve të tjerë”, u është përgjigjur gazetarëve serb selektori Yakin.
Yakin premton lojë sulmuese dhe fitore të Zvicrës
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka premtuar se ekipi i tij do të aplikojë lojë sulmuese ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhet të premten në kuadër të Grupit G.
Yakin ka insistuar se Zvicra do të jetë edhe më sulmuese ndaj Serbisë, sesa ndaj Brazilit e Kamerunit. Po ashtu, ai ka thënë se është i bindur që do t’i shfrytëzojnë të gjitha rastet dhe do ta fitojnë ndeshjen.
“Ne patëm shumë raste ndaj Kamerunit, ndërsa ndaj Brazilit nuk e kishim aspak të lehtë. Ndeshja me Serbinë, do të jetë krejtësisht ndryshe. Ne duhet të luajmë me besim më të madh dhe të jemi më sulmues. Nëse e bëjmë këtë, atëherë besoj se do të fitojmë”, është shprehur Yakin.
“Është më shumë e rëndësishme ta dominojmë ndeshjen. Duhet t’i mbajmë emocionet nën kontroll. Serbia është e fortë, por ne gjithashtu kemi një ekip të mirë dhe do të luftojmë për të avancuar në 1/8 e finales”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bashkimi pritet ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen e BIBL-it

Zyrtare, Anis Mehmeti te Bristol City

Sampdoria përforcohet me Gunterin

Mallorca prezanton Morlanesin

Dështon transferimi i Iscos tek Union Berlini

Wijnaldumi pranë kthimit te Roma

Mbrojtësi Max huazohet te Eintracht Frankfurti

Bytyqi do t’i bashkohet Olympiacosit

PSG-ja pa Neymarin kundër Montpellierit

KOK-u mbyll procesin e kategorizimit të sporteve, xhudoja e para

Konate i mungon Liverpoolit ndaj Realit
