Akanji i bindur në kualifikim

Akanji i bindur në kualifikim
Manuel Akanji ka insistuar se Zvicra do të kualifikohet në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Ai ka thënë se Zvicra ka fatin në duart e saj dhe kjo është një gjë shumë e mirë, pasi do ta mposhtë Serbinë në duelin vendimtar.
“Ne e kemi fatin në duart tona dhe kjo është gjëja më e mirë sa i përket ndeshjes. Jam i bindur se do të luajmë në 1/8 e finales”, insistoi Akanji. “Synimi ynë është të marrim pikët e plota dhe jemi maksimalisht të motivuar sikurse në çdo ndeshje tjetër. Përfundimisht, nëse do të luajmë vetëm për fitore, kjo është mëse e sigurt”.
Akanji thotë se dueli i vitit 2018 nuk do të ndikojë te Zvicra
Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji është pyetur për ndeshjen e Botërorit “Rusia 2018”, të cilën zviceranët e fituan, ndërsa Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, golat që i shënuan i festuan duke e bërë shqiponjën me duar.
Akanji ka insistuar se ajo ndeshje tashmë i takon të shkuarës dhe nuk do të ndikojë te futbollistët e Zvicrës.
“Ndeshja e vitit 2018 nuk do të ketë ndikim te ne. Ne jemi të përqendruar për ta fituar ndeshjen dhe të avancojmë me tri pikët që do t’i marrim”, ka thënë Akanji.
Zvicra dhe Serbia luajnë të premten mbrëma. Zvicrës i duhet vetëm barazimi për të kaluar tutje, Serbisë i kryen punë veç fitorja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Januzaj do të mbetet te Sevilla
Augsburgu transferon portugezin Veiga

Bashkimi pritet ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen e BIBL-it

Zyrtare, Anis Mehmeti te Bristol City

Sampdoria përforcohet me Gunterin

Mallorca prezanton Morlanesin

Dështon transferimi i Iscos tek Union Berlini

Wijnaldumi pranë kthimit te Roma

Mbrojtësi Max huazohet te Eintracht Frankfurti

Bytyqi do t’i bashkohet Olympiacosit

PSG-ja pa Neymarin kundër Montpellierit
