Sport

Tifozët japonezë nxjerrin versionet e tyre për golin kontrovers ndaj Spanjës

 

Goli kontrovers i shënuar nga Japonia kundër Spanjës, që i siguroi kalimin në fazën nokaut, ka bërë që shumë adhurues të sporti të reagojnë në rrjete sociale.

Pa imazhe zyrtare të publikuara, tifozët e futbollit krijuan versionet e tyre për të demonstruar se si topi ka mundur të jetë në lojë, pavarësisht se jepte imazhin se ka kaluar krejtësisht vijën fundore në golin që e shënoi Ao Tanaka.