Sport

Neymari kthehet në përbërje, titullar ndaj Koresë së Jugut

 

Sulmuesi Neymar është kthyer në përbërjen e parë të Përfaqësueses së Brazilit. Ai është titullar kundër Koresë së Jugut, ndeshje që i takon 1/8 së finales dhe nis në orën 20:00.

Neymar është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në ndeshjen hapëse të Brazilit dhe ishte i detyruar të pauzonte në dy duelet tjera të fazës së grupeve.