Sport

Enrique zbulon se u ka thënë lojtarëve të gjuajnë 1000 penallti

Luis Enrique
Foto: AP
 

Seleksionuesi i Spanjës, Luis Enrique është i bindur se lojtarët e tij mund ta kalojnë Marokun në 1/8 e finales të martën edhe nëse ndeshja do të vendoset nëpërmjet penalltive. Spanja në Evropianin e vitit të kaluar kaloi Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive në çerekfinale, ndërsa u eliminua në gjysmëfinale nga Itali nëpërmjet penalltive.

“Më shumë se një vit më parë, në shumë grumbullime u thamë lojtarëve që keni detyrë shtëpie përpara Kupës së Botës të gjuani të paktën 1000 penallti në klube. Nuk mund t’i stërvitni vetëm në grumbullimet tona. Unë nuk mendoj se penalltitë janë një llotari. Nëse stërviteni shpesh, atëherë mënyrë se si i ekzekutoni penalltitë përmirësohet. Nuk varet nga fati, portierët janë çelësi. Të tre portierët janë të mirë në pritje të penalltive”, ka thënë Enrique në konferencën për media të mbajtur të hënën.