Richarlison ka shënuar dhjetë gola në nëntë paraqitje për Brazilin në vitin 2022. Ka shënuar katër gola më shumë se ndonjë lojtar tjetër i Brazilit në këtë vit kalendarik. Neymari ishte i përfshirë në 15 gola në 11 ndeshjet e fundit për Brazilin në të gjitha garat. I ka tetë gola e shtatë asistime.
Gjashtë golat e fundit të tij për Brazilin janë shënuar nga pika e bardh.ë Brazili ka udhëhequr 3:0 pas 20 minutave lojë. Asnjëherë nuk kanë krijuar epërsi prej tri golave kaq herët në një ndeshje të Kupës së Botës. Katër gola në pjesën e parë i kishin shënuar edhe ndaj Meksikës në vitin 1954.
Neymari është bërë vetëm braziliani i tretë që ka shënuar në të paktën tri edicione të Kupës së Botës (2014, 2018, 2022), krahas Peles (1958, 1962, 1966, 1970) dhe Ronaldos (1998, 2002, 2006).