1 perditesime
21:42

Dëgjohen thirrjet e tifozëve, aktivizohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo është aktivizuar në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Superylli është aktivizuar pasi kishte thirrje “Ronaldo, Ronaldo” nga tribunat.

Me të hyrë në lojë Ronaldo, Pepe ia ka dorëzuar atij shiritin e kapitenit.

21:22

Thirrje “Ronaldo, Ronaldo” në “Lusail Stadium”

Në stadiumin ku po luhet ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës ka thirrje për aktivizimin e superyllit Cristiano Ronaldo. Ronaldo është ende në stol, ndërsa Portugalia po udhëheq 4:1.

Thirrjet “Ronaldo, Ronaldo” po dëgjohen në stadiumin “Lusail”.