Kyle Walker i Anglisë ka insistuar se ai “nuk do ta shtrojë tapetin e kuq” për yllin e Francës, Kylian Mbappe, në çerekfinalen e së shtunës.
Mbrojtësi i Manchester Cityt një gjë të tillë e ka thënë në konferencën për shtyp, por ka shtuar se Mbappe është prej lojtarëve më të mirë në botë.
“Ai është lojtar fantastik dhe në formë të lartë. Është një prej më të mirëve, nëse jo më i miri aktualisht”, ka thënë Walker.
“E di se çfarë duhet të bëj për ta ndalur atë. Ndoshta më lehtë është për t’u thënë se sa për t’u realizuar, por unë nuk e nënvlerësoj veten. Nuk do ta shtroj tapetin e kuq për të dhe t’i them, shëno”, është shprehur ai.
Walker më vonë gjatë konferencës tha se ndeshja Anglia-Franca është “bëje ose vdis”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.