Cristiano Ronaldo u inkuadrua nga banka e rezervistëve në fushë në ndeshjen që Portugalia e fitoi 6:1 kundër Zvicrës të martën mbrëma në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Por, Ronaldo të mërkurën ka refuzuar të stërvitet me rezervistët dhe ka qëndruar me njëmbëdhjetë lojtarët titullarë në palestër. Kështu ka raportuar të mërkurën gazeta e madhe spanjolle “Marca”.
Ronaldo në rrjetet sociale theksoi vetëm gjëra pozitive. Për qëndrimin në stol të Ronaldos ka folur edhe Bruno Fernandes.
“Nuk është e lehtë për asnjë lojtar të jetë në stol. Por më e rëndësishme është përgjigja që dha kur hyri. Ai ndihmoi ekipin”, ka thënë Fernandes, derisa Goçalo Ramos tha se Ronaldo ndihmoi ekipin. “Si kapiten, Cristiano bëri atë që bën gjithmonë. Ai na ndihmoi dhe inkurajoi gjithë ekipin”.