Sport

Bashkimi shokon Pejën, ndeshja mbyllet me incident

 

Bashkimi ka shokuar Pejën në çerekfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll. Peja ka udhëhequr deri në minutën e 39-të, por Bashkimi fitoi në fund me rezultat 73:69.

Ndeshja në Prishtinë ka përfunduar me incident. Fillimisht ka pasur hedhje të mjeteve tymosëse nga të dy palët e më pas edhe hyrje të shikuesve në parket. Ka pasur edhe përpjekje për përleshje mes tifozëve të dy skuadrave, ndërsa tifozët janë larguar nga palestra pas intervenimit të policisë.