Sport

Southgate e quan speciale përballjen me Francën

Foto: AP
 

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka vlerësuar lart Francën në prag të përballjes në kuadër të çerekfinales të Kupës së Botës.

Southgate, ka insistuar se kjo është një ndeshje speciale, pasi bëhet fjalë për dy ekipe që kanë synime të mëdha. Dueli mes Francës dhe Anglisë, do të luhet të shtunën mbrëma në “Al Bayt Stadium”.