Sport

Neymar titullar te Brazili ndaj Kroacisë, mungon Sandro

Futbollisti i Brazilit, Neymar
 

Ylli Neymar është titullar te Brazili për ndeshjen çerekfinale ndaj Kroacisë, që nis prej orës 16:00. Neymar do të luajë përkrah Vinicus Juniorit dhe Raphinas, të cilët do ta përkrahin sulmuesin Richarlison që është i vetëm përpara.

Mesfushën para repartit të mbrojtjes te Brazili, do ta përbëjnë dyshja Casemiro dhe Lucas Paqueta, ndërsa në portë është Alisson Becker.