Vetëm dy kartonë të kuq janë dhënë në ndeshjet e Kupës së Botës në Katar, pa i përfshirë çerekfinalet.
Dhe pavarësisht minutazhës së madhe që është zhvilluar gjatë fazës grupore dhe fazës së një të tetës së finales, Botërori i Katarit po shquhet për “fair-play”.
Me zgjatjen e ndeshjeve për shkak të minutave shtesë, shumëkush ka pritur që të ketë më shumë kartonë të verdhë e të kuq, por po del që ky të jetë Botërori me korrektësinë më të lartë.
Përderisa 28 lojtarë ishin përjashtuar nga loja përgjatë turneut në vitin 2006, vetëm dy lojtarë kanë marrë karton të kuq në këtë Botëror.
Katër vjet më parë ishin dhënë katër kartonë të kuq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.