Një talent i madh është duke u rritur te Milani, skuadra e madhe italiane.
14-vjeçari Francesco Camarda, po vlerësohet si një prej lojtarëve më premtues në futbollin italian.
Deri tani, siç shkruajnë mediat në Itali, ai ka shënuar 500 gola, ndërsa ka mesatare prej 5.5 golave për ndeshje.
Talenti i tij është i padiskutueshëm.
Trajneri i grupmoshës U18, Ignazio Abate, ka vendosur që t’i bëjë një vend në ekipin e tij.
“Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe nuk bën që të humb kohë të luajë me bashkëmoshatarët e tij. Besoj se ai do të jetë në gjendje të shkëlqejë edhe me skuadrën U18. Por ai duhet të vazhdojë të punojë e të zhvillohet”, ka thënë Abate të premten.