Sport

Daliq përsërit lajmin e madh: Modriqi nuk pensionohet

 

Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq edhe njëherë ka përsëritur se ylli Luka Modriq nuk do të largohet nga përfaqësuesja pas Botërorit në Katar.

“Ka luajtur 120 minuta, na ka udhëhequr drejt fitores, ka shënuar penallti kur duhej. Ajo se si luan ai është e pabesueshme. Nuk është i lodhur, nuk është ndalur. Në katër ditë të luaj dy herë nga 120 minuta, kjo është e pabesueshme. Vështirë do të gjeni dikë me 37 vjet që udhëheq kështu përfaqësuesen. Disa kanë filluar ta shlyejnë, por ai është kthyer dhe ka udhëhequr Kroacinë deri në gjysmëfinale. Luka Modriq edhe shumë gjatë do ta drejtojë Kroacinë. Këtë ua them unë”, ka thënë Daliq.