Sport

Abrashi rinovon kontratën me Grasshopperin

 

Kapiteni Amir Abrashi e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Grasshopperit, që i skadonte në fund të këtij sezoni. Ekipi zviceran ka njoftuar të hënën se me rinovimin e kontratës, Abrashi do të jetë pjesë e Grasshopperit deri në verën e vitit 2024.

Ai po ashtu, e ka opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Abrashi është pjesë e Grasshopperit prej verës së vitit 2021 kur iu bashkua nga Freiburgu dhe këtë sezon ka 11 paraqitje në elitën e futbollit zviceran. Abrashi është më herët ka qenë pjesë e këtij klubi, me të cilin në total ka regjistruar 185 paraqitje në të gjitha garat.