Sport

Shpenzimet e mëdha dhe trajnerët e mëdhenj nuk po mund ta ndalojnë rënien e Evertonit

 

Shpenzimet e mëdha për lojtarët dhe punësimi i trajnerëve me emra të mëdhenj nuk e kanë ndalur rrëshqitjen e skuadrës së Evertonit. Me këtë ritëm, një nga klubet më të njohura të futbollit anglez mund të luajë në divizionin e dytë kur të hapet stadiumi i tij i ri.

Evertoni është në kërkim të një trajneri të ri, përsëri, pas shkarkimit të Frank Lampardit. Klubi po lufton për mbijetesë në Premier League pas 69 vjetëve në nivelin më të lartë. Vazhdon një ecuri aq e keqe për klubin, saqë drejtorët e Evertonit u këshilluan të qëndronin larg stadiumit “Goodison Park” në fillim të këtij muaji për shkak të një “kërcënimi real dhe të besueshëm për sigurinë e tyre”.