Bielsa në Londër, mund ta marrë drejtimin e Evertonit
Marcelo Bielsa ka mbërritur në Londër për bisedime të mëtejme me hierarkinë e Evertonit.
Zyrtarë të skuadrës së Evertonit po shikojnë mundësinë e zëvendësimit të trajnerit Frank Lampard, dhe po mendojnë që Bielsa është i duhuri për atë pozitë.
67-vjeçari i Leeds Unitedit pëlqehet shumë nga pronari i Evertonit, Fahrad Moshiri.
Emri tjetër si zëvendësues i Lampardit është edhe Sean Dyche.