Sport

Interi fiton falë dygolëshit të Martinezit

 

Trajneri Davide Ballardini e ka pësuar disfatën e parë qëkur mori drejtimin e Cremoneses. Cremonese të shtunën në mbrëmje humbi nga Interi në kuadër të xhiros së 20-të të elitës së futbollit italian, falë dy golave të Lautaro Martinezit.

Vendasit e nisën mirë përballjen me golin e shënuar nga David Okereke në minutën e 11-të, por vetëm 10 minuta më vonë, Martinez shënoi për barazimin e rezultatit. Fituesi i Botërorit me Argjentinën, Martinez, realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 65-të për fitoren 2:1.