Sport

Trepça ndërpret serinë pozitive të Yllit

 

Trepça e ka ndërprerë serinë pozitive të Yllit në elitën e basketbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Golden Eagle Ylli, që kishte seri prej 15 fitoreve të njëpasnjëshme në Superligë, të shtunën është mposhtur në derbin e xhiros së 20-të në palestrën e stërmbushur në “Minatori”.