Skuadra e Paris Saint-Germainit, do të jetë pa sulmuesin Neymar për ndeshjen e radhës në kampionatin francez.
Neymar ka mbetur jashtë listës së lojtarëve të ftuar për duelin kundër Montpellierit, i cili zhvillohet të mërkurën.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 21 të kampionatit francez dhe nis në orën 21:00. Neymar është lënë për të pushuar nga trajneri Christoph Galtier, i cili për ndeshjen në udhëtim ka ftuar 21 lojtarë.
Mësohet se Neymar në ndeshjen e fundit ka ndjerë një lodhje të muskujve dhe për këtë arsye nuk do të jetë i pranishëm në duelin në udhëtim ndaj Montpellierit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.