Sport

Wijnaldumi pranë kthimit te Roma

 

Mesfushori Georginio Wijnaldum është pranë rikthimit te Roma pasi pothuajse është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi muaj më parë.

Mediumet italiane kanë raportuar se Wijnaldum të martën i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore dhe pritet të jetë së shpejti në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho. Ai pritet të jetë në stol për ndeshjen e Romës që këtë vikend e luan ndaj Empolit.