Sport

E kryer, Enzo Fernandez te Chelsea

 

Është arritur marrëveshja për kalimin e Enzo Fernandezit nga Benfica te Chelsea, ka njoftuar të martën mbrëma eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas tij, klubet po punojnë për të plotësuar dokumentacionin para se të përfundojë afati kalimtar. Por marrëveshja tashmë është arritur. Chelsea do të paguajë 120 milionë euro të ndarë në tri këste për dy vjet.