Portieri Keylor Navas do të vazhdojë karrierën në Premier League. Ai të martën mbrëma është huazuar huazuar nga PSG-ja deri në fund të edicionit.
Navas më herët kishte pranuar ofertën e Forestit, ndërsa marrëveshja tashmë është arritur.
36-vjeçari ka karrierë të mahnitshme. Ka ruajtur portën e Real Madridit nga viti 2014 deri në vitin 2019, ndërsa prej atëherë është pjesë e PSG-së. Më herët ishte edhe te Levante e Albacete.