Sport

Edhe Sampdoria rrezikon dënim me heqje të pikëve

 

Skuadra e Sampdorias që bën gara në Serie A mund të ballafaqohet po ashtu me heqje të pikëve, pasi nuk ka paguar disa prej futbollistëve në tre muajt e fundit të vitit 2022, raportojnë të enjten mediat në Itali. Sampdoria aktualisht është në pjesën e parafundit të tabelës.

Ka grumbulluar vetëm nëntë pikë në 20 ndeshje. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Sampdoria u ka lojtarëve e stafit borxh prej 11 milionë eurove.