Futbollisti i ri i Sassuolos, Nedim Bajrami, ka deklaruar se është shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës së re.
Bajrami nga Empoli u transferua te Sassuolo, dhe ka vlerësuar se ka bërë zgjedhjen e duhur për karrierën e tij.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Më pëlqen me të vërtetë ambienti i ri. Kur mësova se Sassuolo kishte shprehur interesim për mua, u lumturova shumë sepse për mua, është zgjedhja e duhur. Qëllimi im është ta ndihmoj ekipin dhe të luajë sa më shpejtë që është e mundur. Përshëndetje për të gjithë tifozët e Sassuolos”, ka thënë Bajrami për faqen zyrtare të klubit.
23-vjeçari ka një gol të shënuar e një asistim në 20 ndeshje të zhvilluara me Empolin në të gjitha garat.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.