1 perditesime
22:27

Berisha vendimtar, i siguron tri pikë Augsburgut

Mërgim Berisha vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën e Augsburgut në Bundesligë. Sulmuesi i huazuar nga Fenerbahçe ka shënuar në ndeshjen e tretë rresht në kampionatin gjerman.

Të premten mbrëma, kosovari shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 19-të të elitës gjermane.

Berisha shënoi gol të bukur me goditje me kokë në minutën e 55-të.

Ai startoi tek Augsburgu, njëjtë si Elvis Rexhbeçaj. Mesfushori Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 72-të.

Augsburgu është i 13-ti me 21 pikë. 24-vjeçari Berisha ka gjashtë gola e katër asistime në 13 paraqitje këtë edicion.

21:49

Berisha në superformë, shënon sërish në Bundesligë

Mërgim Berisha po vazhdon me formë të lartë në Bundesligë. Ai shënoi për Augsburgun që po udhëheq 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit. Berisha shënoi për 1:0 në minutën e 55-të.

Sulmuesi realizoi gol të bukur me goditje me kokë.

Berisha ka shënuar edhe në dy ndeshjet e kaluara të Augsburgut në kampionatin gjerman.