Sport

Rekordi i veçantë i Mërgim Berishës

 

Mërgim Berisha po vazhdon me formë të lartë në Bundesligë. Me golin e shënuar të premten mbrëma, Berisha ka arritur edhe një rekord të veçantë.

Ai ishte i përfshirë në gjashtë golat e fundit të Augsburgut në shtëpi në ndeshjet e Bundesligës. Ka shënuar vetë katër gola, ndërsa ka asistuar në dy të tjerë.