Sport

Konyaspori, Gaziantepi dhe Hatayspori interesohen për Korenicën

Meriton Korenica
 

Tri skuadrat e Superligës së Turqisë, Konyaspor, Gaziantep dhe Hatayspor kanë shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Ballkanit, Meriton Korenica. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Turqi. Konyaspori është në vendin e tetë, Gaziantepi dy pozita më poshtë, ndërsa Hatayspori në vendin e 17-të.

“Ka interesim të Haysporit dhe Gaziantepit nga vendi ynë për këtë mesfushor që luajti shkëlqyeshëm në Ligën e Konferencës dhe shënoi gjashtë gola duke përfshirë edhe ndaj ekipit tonë Sivassporit në grup”, shkruan portali turk, “Sporun Dibi”.