Sport

Nottinghami mposht Leedsin

 

Brennan Johnson shënoi golin e vetëm në fitoren që Nottingham Foresti e arriti ndaj Leeds Unitedit të dielën në kuadër të xhiros së 22-të të Premier Leagues.

Johnson shënoi në minutën e 14-të të ndeshjes. Me këtë fitore, Nottinghami i largohet zonës së rrezikshme dhe tani shkon në kuotën e 24 pikëve në 21 ndeshje të zhvilluara. Leedsi mbetet i rrezikuar pasi ka vetëm 18 pikë në 20 ndeshje.