Sport

Newcastle i bashkohet garës për Bellinghamin

Jude Bellingham
 

Përveç Real Madridit, PSG-së, Manchester Cityt dhe Unitedit, Liverpooli do të jetë në garë edhe me Newcastlen për mesfushorin anglez të Borussia Dortmundit. Bellingham 19-vjeçar, që vlerësohet 110 milionë euro, është ndjekur nga Liverpooli për një kohë të gjatë.

Por, është duke u përballur me një konkurrencë të fortë. Futbollisti i Anglisë me klubin elitar të Gjermanisë ka kontratë deri në verën e vitit 2025.