Pas Newcastle Unitedit edhe Manchester City është futur në garë për mesfushorin e Anglisë, James Maddison raporton “The Sun” të mërkurën.
Te City po synojnë transferimin e Maddisonit në verë, pavarësisht hetimeve që Premier League ka ngritur ndaj klubit për mashtrim financiar.
City është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për ta bindur Leicester Cityn në lirimin e 26-vjeçarit në fund të këtij sezoni.
Maddison është njëri prej lojtarëve kryesor te Leicesteri dhe klubi i rezistoi ofertës së Newcastlet për transferimin e tij gjatë janarit.
Ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka 8 gola e 4 asistime në kampionatin anglez.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.