Në vitin 2004, Bllazheviq bëri homazhe te varrezat e Jasharëve
Një foto e rrallë e trajnerit legjendar Miroslav Qiro Bllazheviq, që vdiq të mërkurën, gjatë homazheve te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Në foton e realizuar në vitin 2004, Bllazheviq është i shoqëruar nga trajneri Ajet Shosholli, ndërsa prapa tyre shihen Vilson Xhoni dhe i ndjeri Fadil Vokrri.
Bllazheviq vdiq të mërkurën në moshën 87-vjeçare, një ditë para ditëlindjes së 88-të.